Vllaznia feston fitoren

Erzeni 'i dhuron' fitoren Vllaznisë në 'frymën e fundit', goditet në fytyrë Tefik Osmani (VIDEO)

20 Janar, 15:48| Përditesimi: 20 Janar, 16:17

  • Share

Momenti i goditjes së T. Osmanit

Në fushën neutrale të Rrogozhinës, Erzeni humbi "në shtëpi" 0-1 nga Vllaznia. Një gol në fundin e duelit nga Stojanovic i dha tri pikë shkodranëve, për fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Qatip Osmanit. Loja ishte me raste për dy skuadrat, teksa gjithçka u vendos vetëm në fundin e saj. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës. Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në toka dhe marrë ndihmën mjekësore. Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. Vllaznia me 32 pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa Erzeni me 22 pikë mbetet në vendin e tretë nga fundi.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?