Skuadra e Erzenit

Erzeni fillon 'të rrjedhë', afrohet një mbrojtës! Ekipi largohet nga Shijaku

29 Korrik 2023, 16:33| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 16:34

  • Share

Skuadra e Erzenit do jetë pjesë e Superligës edicionin e ri. Mes shumë problemesh dhe mungesën e një sponsori, Shoqata e Futbollit që menaxhon klubin ka nisur lëvizjet. Edhe pse ende nuk është vendosur një trajner, ekipi do udhëtojë drejt Pogradecit për fazën përgatitore.

Me edicionin e ri që fillon më 19 gusht, në Shijak kanë nisur lëvizjet. Pas largimit të shumë emrave, edhe Florjan Kadriu nuk do jetë më pjesë e skuadrës. Veç "firove", në skuadër ka pasur edhe afrime. Bëhet fjalë për Adolf Selmanin, mbrojtësin e Kombëtares U-21 që sezonin e fundit e mbylli me Kastriotin, teksa më parë ka luajtur edhe me Laçin.

Në kushtet kur drejtuesit u bënë 'lëmsh' me presidentin e ri dhe Ali Kasa vendosi të largohet ende pa nisur mirë nga puna, financat janë ato që mbajnë peng të ardhmen e ekipit dhe frenojnë shumë lojtarë të bëhen pjesë e skuadrës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?