Ervin Bushati

Politikë

Ervin Bushati prezantohet si drejtor i Postës Shqiptare: Privilegj dhe përgjegjësi për mua

29 Shtator 2021, 21:56| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 21:59

  • Share

TIRANË- Ervin Bushati është prezantuar ditën e sotme si drejtori i ri i Postës Shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati e konsideron privilgjegj, por njëkohëisht edhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre.

"Privilegj dhe përgjegjësi marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë! Shqipëria2030- qenie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale", shkruan Bushati.

Kujtojmë që ditën e djeshme Ervin Bushati u emërua drejtori i Postës Shqipatre, ndërsa më herët këtë post e mbante Laret Duraj. Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erdem: 30/09/2021 07:57

    Qenka bere drejtor ky palaco qe nuk mori as 1300 vota ne gjithe Tiranen?

    Përgjigju
  • Tosi: 30/09/2021 01:31

    Eshte pergjegjesi eshte... pergjegjesi penale qe te te emerojne dhe ta pranosh emerimin nga partia. Ai qe te emeroi dhe ti palaco. Mos mbetshi te pangopur.

    Përgjigju
  • Urime: 29/09/2021 20:53

    Ndiq shembullin e Postave si motra si psh Poste italiane..edhe ktheje në Banco Posta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?