‘Errësirë’, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 m në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’

21 Maj 2022, 19:44| Përditesimi: 21 Maj 2022, 19:49

  • Share

Në oborrin e Shtëpisë me gjethe teksa zbret në tunelin e menduar për ata që përgjonin jetët e qindra njerëzve, Oltsen Gripshi zbulon përmes këndit të artit të tij, çka ndodhi në “Errësirën” e terrorit komunist.

70 kanotjere, qëndrojnë të varura në kujtim të atyre që s’ia dolën në tunelin 25 m të gjatë, ku artisti shpalos më tej narrativën e krimeve të komunizmit përmes pikturës, fotografisë videos e instalacionit.

Imazhe të shpërbëra, ku dallohen shenja torturash, rrudhat e atyre që brenda burgjeve të komunizmit numëronin vitet që kalonin, e atyre jashtë, që në burgun e madh të komunizmit nuk mundën të jetonin dot të lirë.

Një përvojë artistike, që bëhet me therëse, teksa mban brenda përjetimin personal të artistit për të afërmit e tij, që vuajtën prej ideologjisë se asaj kohe.

Auroportreti në një fotografi të grisur, a imazh të copëzuar, bardhë e zija që shfaqet si hartë vuajtjesh në tunelin e muzeut, pasohen nga dëshira e artistit, që pasi t’i bëjë katarsis memories se publikut, ta ftojë përmes imazhit me ngjyra të bijës së tij në  një fillim të ri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?