Stamboll

Errësira mbulon Stambollin, fenomeni i pazakontë kthen ditën në natë brenda pak minutash (VIDEO)

21 Prill 2023, 09:06| Përditesimi: 21 Prill 2023, 10:15

  • Share

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë ku dita është kthyer në natë brenda pak minutash. Një re e zezë e trashë mbuloi qytetin më të populluar të Turqisë për  minuta.

Pamja që jepet në videot e filmuara është e njëjtë si të jetë natë. Mbi këtë fenomen të jashtëzakonshëm meteorologu turk, Orhan Sen. Ai tha se kjo është një re shumë e rrezikshme dhe se trashësia e saj mund tëarrijë nga 2 deri në 16 kilometra dhe drita e diellit nuk mund ta depërtojë.

“Është një re shumë e rrezikshme. Trashësia e kësaj reje është shumë e madhe. Mund të arrijë nga 2 kilometra deri në 16. Arsyeja që qielli është i errët është se drita e diellit nuk kalon nëpër një re të tillë. Kjo re quhet ”Charlie Bravo Cloud”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, ai tha se është e domosdoshme që qytetarët të mbajnë një maskë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur që sjell reja e stërmadhe.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?