Hasan Arat (m) dhe Muçi në qendër

'Ernest Muçin e donte Aston Villa', marrëveshja u mbyll pas mesnate! Prapaskenat e akordit

10 Mars, 17:45| Përditesimi: 10 Mars, 17:47

  • Share

Hasan Arat, presidenti i Besiktas ka konfirmuar në një bisedë të fundit se Ernest Muçin e kërkonte Aston Villa në Premier League, por turqit ishin më bindës në ofertën 8+2 milionë euro për Legian e Varshavës.

"Legia nuk donte ta lëshonte Ernest Muçin, nuk donin të largohej sepse ishte shumë me vlerë për ta. Ne ramë dakort në mesnatë. As menaxheri nuk po e lejonte, por ndodhi rreth orës 02:00 në mesnatë. Aston Villa e donte Muçin, pastaj ne e thirrëm dhe firmosëm menjëherë”, tha Arat për mediet turke.

1.8 milionë euro në sezon, kjo është paga që Besiktas i ka ofruar 22-vjeçarit të Kombëtares. Në katër ndeshjet e tij me Besiktas në pak javë, Muçi ka shënuar një gol dhe ka treguar se është deçiziv në sulm.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?