Ernest Muçi në dyluftim

Besiktas refuzon 20 milionë euro për Ernest Muçin

3 Prill, 14:52| Përditesimi: 3 Prill, 14:59

  • Share

Presidenti i Besiktas, Hasan Arat ka thënë së fundmi se ka refuzuar 20 milionë euro nga një klub evropian për Ernest Muçin. Në një darkë me ekipin në Stamboll, Arat edhe njëherë shpreh vlerësimin e tij për 22-vjeçarin e Kombëtares.

"Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Mucin, por unë e refuzova ofertën", citohet të ketë thënë Arat pasditen e djeshme.

Aston Villa në Premier League prej kohësh është duke ndjekur shqiptarin, edhe pse ky i fundit iu bashkua Besiktas në shkurt nga Legia e Varshavës për 8 milionë euro.

Në Turqi kërkojnë më shumë se 20 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin, që menjëherë është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Besiktas. Epo, turqit kanë gjetur "diamantin" e ri dhe pritet të përfitojnë më shumë se 20 mln euro nga shitja e Muçit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?