Ermonela Jaho

Ermonela Jaho, nominohet për 'Gramaphone Awards 2023', sopranoja: Puna në kryeveprën e fundit të Puccini-t më fali lumturi!

8 Shtator 2023, 20:45| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 20:59

  • Share

Shqiptarja e njohur, sopranoja Ermonela Jaho është nominuar në" Gramaphone Awards 2023" për regjistrimin e 'Turnadot' nga  Warner Classics &Erato, një nga kompanitë më të rëndësishme në botë për regjistrimin e muzikës klasike.

"Është një kënaqësi e madhe, të jem e nominuar për 'Gramaphone Aëards' për këtë vit, për 'Turnadot' të regjistruar nga Ëarner Classics & Erato. Me fali një lumturi të madhe bashkëpunimi me kolegë kaq të talentuar dhe të përkushtuar, me të cilët 'sollëm në jetë', kryeveprën e fundit të Puccini-t. Të gjithë të nominuarit janë tashmë fitues në sytë e mi" , është shprehur në mediet sociale sopranoja.

Në përshkrimin që i bëhet jetësimit në skenë të veprës së fundit të Puccinit, që e çoi në këtë nominim, Jaho vlerësohet për një performancë me 'zemër' që bën  gjatë interpretimit si Liu. Më tej veçohet aktrimi i saj i mrekullueshëm vokal, që e bën krejtësisht të besueshme në rolin e skllaves së devotshme.
Puccini u nda nga jeta pa e përfunduar veprën dhe dueti i fundit i "Turnadot" u plotësua nga Franco Alfano.


Çmimet e Muzikës Klasike Gramophone, të lançuara prej vitit 1977, janë ndër vlerësimet më të rëndësishme që bëhen në industrinë e regjistrimeve të muzikës klasike.
 

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?