Ermonela Jaho nga mediat e huaja: E pakrahasueshme në "La boheme"

10 Korrik 2014, 21:50| Përditesimi:

  • Share
“La Boheme” ka ardhur me një premierë ditën e djeshme në Shtëpinë Mbretërore të Operas për 40 vjetorin e saj.  

Sopranoja e suksesshme shqiptare Ermonela Jaho ka dhënë kontributin e saj përkrah Charles Castronovo.

Ky produkt është vlerësuar edhe nga kritikët më të mëdhenj për vëmendjen e madhe kundrejt të gjitha detajeve vizuale dhe perfeksionin e personazheve.

ermonela jaho

Ermonela është quajtur përsosmërisht e mirë dhe e pakrahasueshme për timbrin, vokalin dhe mbi të gjitha performncën duke i ngarkuar zërit nuancat e emocioneve.

Producent i “La Boheme” ishte 80 vjeçari John Copley i cili pritet të dalë në pension në vitin 2015.

Muzika ishte e kompozitorit të madh të operas Italiane Puccini.

Drama kishte katër akte dhe historia ishte një romancë dashurie e një çifti të cilët më pas ndahen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?