Ermonela Jaho, në Opera seminari falas për të rinjtë! ‘Fjalë pas fjale’, nis ‘Tetori i Librit’! Muzikë dhe kinema, Java Gjermane çel siparin!

2 Tetor 2023, 10:45| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 12:25

  • Share

Ermonela Jaho rikthehet në Shqipëri, për një tjetër seminar falas për të rinjtë. Nga sot deri në 5 tetor, Akademia Teatrale mirëpret sopranon e njohur shqiptare, me leksionet e saj të këngës, interpretimit, por edhe përgatitjes së plotë që kërkon një rol.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot në orën 12.00 pranë Piramidës, ceremoninë e hapjes së Tetorit të Librit nën moton “Fjalë pas fjale”.

Ekspozita “Arti në sytë e fëmijëve” e kuruar nga Anisa Sala, pret vizitorët sot në orën 17.00 pranë Instalacionit Reja në Tiranë.

Tregimet e novelat e autorit italian Luigi Pirandello, vijnë sot në orën 19.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri me interpretimin e artistes Ema Andrea, e shoqëruar nga aktori Matia Llupa dhe balerini Mariel Brahimllari. Hyrja është e lirë për publikun.

Në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, solistët Elton Tola, Gloria Azizi dhe Enalda Gjoni dhe Orkestra e Dhomës Shqiptare, performojnë sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit një program të pasur të muzikës gjermane. Ndërsa do të shfaqet në Qndrën e Artit Agimi edhe filmi “Të gjithë flasin për motin” nga Annika Pinske” në orën 20.00.

Vijon e hapur deri në 4 tetornë galerinë "Fab" në Tiranë ekspozita personale e artistit Mumtas Dhrami  "Kujtime nga Kina, 1967".

Pret vizitorët deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

Galeria Kombëtare e Arteve në restaurim, vijon ekspozitat shëtitëse. “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj’, pret dashamirësit e artit pamor në Galerinë e Artit në Pogradec përgjatë gjithë javës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?