Ermonela Jaho

Ermonela Jaho: Djem dhe vajza, suksesi nuk matet me like, por me punë! Ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek ato

28 Dhjetor 2022, 11:03| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 11:04

  • Share

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për ëndrrat e tyre, të cilëve u thotë se bëhen realitet vetën kur i ndjek ato, kur punon shumë përtë arritur ambiciet e tua.

Krahas botës së dixhitalzimit, ku një pjesa më e madhe e të rinjve shohin rrjetet sociale si një mjet për t’u promovuar, Jaho u thotë të rinjve se duhet të bëjnë punë cilësore, sidomos nëse bëhet fjaë për art. Suksesi thotë sopranoja nuk matet me like, por me punë.

“Ëndrrat realizohen. Ka një punë të madhe, një punë të jashtëzakonshme, sepse pa punë, edhe ëndrra më e bukur nuk mund të arrihet. Sepse jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe ndonjëherë krijojmë një imazh fallco. Duket sikur suksesi arrihet me një fotografi të bukur, me filtra. Ti do bëhesh një këngëtare e madhe, sepse ke bërë këtë photoshooting.

Edhe ajo duhet se njeriu prezantohet, por ti duhet të arrish të bësh diçka cilësore, sepse gjërat e mira marrin kohë. Ndaj, duket sikur suksesi arrihet shpejt sepse ke sa më shumë ‘likes’. Në disa momente edhe mundet, por jo në art. Aty je një gladiator i skenës, sepse shpirti yt human, ndjenjat e tua, përgatitjet tuaja përballen me publikun, ndaj duhet të jesh i zoti te realizosh diçka në skenë. Jo ajo fotografia”, u shpreh Jaho në një intervistë për ‘Dritare TV’.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?