Ermonela Felaj: PS nuk dialogon me Berishën, ai duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë

23 Nëntor 2023, 19:45| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 20:58

  • Share

PS qëndron e vendosur të për mos e njohur grupin e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha si PD zyrtare, duke mos dhënë asnjë "dritë jeshile" dialogu me të. Në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputetja e PS Ermonela Felaj, u shpreh se Berisha duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë. 

“Deklarata e ambasadave i shoh të lidhura dhe me një deklaratë të bërë më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Është bërë nga ambasada amerikane dhe britanike. “Konfirmohet se nuk kemi ndryshuar pozicionin tonë mbi individë non grata...”. Qartësisht dhe mazhoranca këtë qëndrim ka mbajtur. Janë deklarata që i drejtohen si mazhorancës dhe opozitës. Në thelb të punës së Kuvendit qëndron dialogu. Me Berishën s’ka dialog. Ai t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë.”

Felaj, thotë se shumë deputetë të opozitës ende nuk e kanë të qartë se në cilin grup të PD-së duan të jenë, te ai që njeh Gjykata me kryetar Lulzim Bashën apo te grupi i Berishës. Kjo sipas Felajt e bën edhe më të vështirë bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën.

“Në opozitë disa kolegë nuk janë të qartë se kujt i përkasin, PD zyrtare apo grupit të Berishës”, tha Felaj.

“Ne nuk duam të zgjedhim kundërshtar, ky është kurthi ku duan të na fusin. Nga i pari te i fundit ata janë kundërshtarët tanë”, shtoi aj.

“Kurse Drafti i Bashës nuk është gjë e re. Ku është zoti Basha e shikon njeri në kuvend e komision? Nuk flasim me njerëz në mungesë dhe që duan të mbeten në mungesë”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?