Ermal Meta u dhuron një kamion me vegla muzikore vajzave të strehuara në shtëpinë 'Rozalba'... shembull që duhet të marrin 'VIPSAT shqiptarë' (Video)

10 Dhjetor 2021, 20:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 20:53

  • Share

Vajzat e mitura që strehohen në shtëpinë 'Rozalba' në Lezhë, kanë një arsye më shumë për të gëzuar këtë fundvit. Këngëtari i shqiptar Ermal Meta, me një karrierë të sukseshme në Itali, i ka suprizuar, duke u dhuruar një kamion plot me instrumente muzikore, për ta bërë jetën e tyre edhe më të bukur.

Shefi i kuzhinës Altin Prenga i 'Mrizit të Zanave' ka publikuar në rrjetet sociale, momente kur vetë këngëtari u dhuron vajzave instrumentet muzikore, ndërsa të gjitha gëzojnë nga kjo surprizë. Madje postimi shoqërohet edhe me një ironi për 'VIPSAT shqiptarë' për  të cilët dëshiron të marrin shembullin e Ermal Metës.

'Lind pyetja se kush është VIP, kush është vërtetë një njeri  i rëndësishëm? Engjëj si Ermal Meta që ngrohin zemrat si zemrat e shtëpisë 'Rozalba', vajza të mitura që ndoshta nuk kanë mundësi t'i kalojnë pushimet me familjen e tyre. Ai djali flori sapo dhuroi një kamion plot me instrumente muzikore për t'ua zbukuruar jetën këtyre zemrave shqiptare. Faleminderit Ermal Meta dhe dëshiroj të marr shembullin e VIPSAT-it shqiptar!!'- shkruan Altin Prenga.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 11/12/2021 14:42

    Edhe unë nuk e kam të vështirë të kuptoj " kush janë vip.at në Shqipëri" ??????

    Përgjigju
  • Ilirjan: 10/12/2021 20:57

    Bravo Ermal... Krenar per ty????❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?