Ermal Meta

Ermal Meta në Shqipëri ‘nën petkun’ e shkrimtarit! Nga data 26-28 tetor në Tiranë, Fier e Shkodër për prezantimin e librit ‘Nesër e përgjithmonë’’

19 Tetor 2022, 11:41| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 11:46

  • Share

TIRANË- Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar. Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.

Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor  në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’. Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.

 

‘Nesër e përgjithmonë’ është një roman i  jashtëzakonshëm formues, ku Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?