Itali/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku (VIDEO)

1 Maj, 19:31| Përditesimi: 1 Maj, 20:55

  • Share

ITALI- Shiu pushoi dhe doli dielli... teksa këngëtari shqiptar Ermal Meta po këndonte në shi këngën ‘Haleluja’, (Lavdi Zotit), në një koncert në Romë.

Për shkak të reshjeve të shiut koncerti i ‘1 Majit’ ishte ndërprerë për disa minuta, pas performancës së Giusi Ferrerit.

“Mendoj se kitara akustike është e vetmja gjë që funksionon”- tha Ermal Meta teksa u ngjit në skenë dhe u përpoq që të argëtonte publikun.

Këngëtari shqiptar nisi të këndojë në shi këngën "Hallelujah" të Leonard Cohen dhe gjatë performancës doli dielli. Ky moment solli edhe duartrokitje nga publiku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?