Festivali më i madh muzikor në Itali, Ermal Meta ‘rrëmben’ vendin e tretë në Sanremo!

7 Mars 2021, 07:32| Përditesimi: 7 Mars 2021, 12:02

  • Share

Gjithmonë festivalet muzikore janë emocionuese, por gjithçka bëhet edhe më drithëruese kur aty është një prej nesh, një shqiptar.

Në edicionin e 71 të festivalit të Sanremos në Itali, këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta “rrëmbeu” vendin e tretë, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, duke përcjellë një milion emocione për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Kjo nuk është hera e parë që Meta zë një vend të mirë në ketë festival, pasi ai në vitin 2018 ishte fituesi i Sanremos dhe i zemrave tona.

Vendin e parë në edicionin e 71-të festivalit fitues është grupi Maneskin i përbërë Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio me këngën “Zitti e buona”, të cilët do të përfaqësojnë edhe Italinë, në festivalin evropian muzikor, “Eurovision”. Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi një grup rroku nuk ka qenë shumë i shpeshtë në këtë festival.

Ndërsa vëndin e dyte fituan këngëtari Fedez dhe Francesca Michielin me " 'Chiamami per nome"

Pavarësisht se këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 festivali u zhvillua pa praninë e publikut, emocionet muzikore nuk munguan.

VIDEO/ Ermal Meta canta 'Un milione di cose da dirti'

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e  Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.

VIDEO/ Kënga që fitoi Sanremon - Måneskin - ZITTI E BUONI

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karlo Violino: 07/03/2021 22:58

    San Remo,ora mai sembra in Show banale mediocre e comico Alla Portokalli ,tutto comerciale...!Ç'era Una Volta,IL Vero San Remo!

    Përgjigju
  • Beni: 07/03/2021 19:13

    Moj Anila po pordh kane ca qe i kane bere leket me prostitucion e droge dhe kane vjedhur shtetin me Shqiperi dhe jo me Ermali qe eshte njeri I famshem I nderuar dhe i respektuar ne Itali

    Përgjigju
  • meta: 07/03/2021 16:28

    nje kenge as mish as peshk , nga ato qe nuk te lene shije nga mbrapa. Maneskin eshte gje tjeter. Tekst shume me apelues, bashkekohor, i ndjeshem ndaj gjenerates aktuale ... plus qe maneskin ka nje track-record qe eshte ku e ku me me kete fierakun ...

    Përgjigju
  • Tirona: 07/03/2021 13:50

    Nje kenge sikur e kisha degjuar disa here, nuk e degjon te plote se nuk te jep ndjesi ta degjosh deri ne fund. Jo te parin dhe te dytin po edhe te tretin nuk e meriton.

    Përgjigju
  • Anila: 07/03/2021 09:35

    mire ja bene atj pordhacit qe i dhane vendin e trete .Ben sikur ka zbritur nga hena . nga fshatrat e fierit ka ardhur ca bene sikur po i jep mend italise.i mire eshte por jo kushedi cfare.eshte mendjemadh dhe flet me superlativa per shqiperine tip mendjemadhi fudull i thone nga fieri

    Përgjigju
    • Mirela: 07/03/2021 18:07

      Uu shyqyr moj Anila qe tu be qejfi ty se si do benim? Yyytt ziliqare

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?