Ermal Meta

Ermal Meta detyrohet të anulojë koncertet, publikon fotografitë me fytyrën e enjtur

26 Korrik 2022, 22:48| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 22:52

  • Share

Këngëtari i njohur Ermal Meta është detyruar të anulojë koncertet e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Me anë të postimeve në rrjete sociale ka treguar fotografitë ku duket se i janë ënjtur pjesë të ndryshme të fytyrës. Fillimisht mendonte mos kishte ftohje por nuk është ashtu, ndaj artisti me origjinë shqiptare nuk mund të performojë para fansave pasi duhet të kujdeset për shëndetin e tij.

“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte ftohje, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes po ashtu.

Me ngurrim jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të merrem me veten dhe të zgjidh situatën që kam. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave. Shihemi së shpejti”, -shkruan ai.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?