Erling Braut Haaland

Erling Haaland s'e harron origjinën, bën të lumtur 1000 fëmijë me pajisje sportive

5 Shtator 2023, 16:02| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 16:05

  • Share

Futbollisti më i mirë i sezonit sipas përzgjedhjes së UEFA-s, Erling Braut Haaland (Manchester City) u rrit në qytetin e vogël norvegjez të Bryne, ku ka ende shumë kujtime të bukura. Në moshën 16-vjeçare ai bëri debutimin e tij në futbollin madh në një klub lokal dhe prej andej shkoi në Evropë dhe sot, shtatë vjet më vonë ai është sipas mendimit të specialistëve sulmuesi më i mirë qëndror në botë.

Haaland së fundmi ka dashur të falënderojë komunitetin lokal në Bryne në një mënyrë të veçantë, kështu që përgatiti deri në 175 kuti me pajisje futbolli të pajisura me bazën materiale, të cilat u shpërndanë midis 1000 fëmijëve nën 12 vjeç në Bryne.

Kutitë u shpërndanë në të gjitha klubet e futbollit të zonës dhe secila kuti kishte një top futbolli, një veshje të shkurtë dhe pajisje të tjera. Mediat norvegjeze raportojnë se çdo pako kapte vlerën e 130 eurove dhe në total të gjitha dhuratat vlenin më shumë se 22 mijë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?