Romeo dhe Erjola

Erjola tërbon Romeon: Po luan me Heidin! Po më ngjason me rastin e Donaldit dhe Beatrix

27 Prill, 22:05| Përditesimi: 27 Prill, 22:07

  • Share

Gjatë debatit mes Romeos dhe banorëve për sjelljen e tij të ftohtë ndaj Heidit dhe faktin që nuk qëndroi pranë saj kur Vëllai i Madh i ofroi një suitë për të kaluar momente intime, Erjola tregon këndvështrimin e saj.

Sipas saj “kjo histori po përsëritet dhe e krahason me marrëdhënien Donaldi-Beatrix” në edicionin e parë të BBV3.

Erjola: Jemi ne që e kemi suportuar tek puthja e parë, ne suportojmë apo diskutojmë çfarë shohim. Unë jam një nga personat. Historia po përsëritet, po bën një lojë fiktive me këtë vajzë. Po më duket diçka e parë në edicionet e kaluara.

Romeo: Më vdekshin robtë nuk e di për kë e ke fjalën.

Erjola: E kam fjalën për edicionin e parë, historinë me Donaldi dhe Beatrix.

Romeo: Çfarë lidhje ka kjo? Nuk është normale, ja në terezi. Çfarë lidhje ke që më krahason me edicionet e tjera?

Ledjoni: më duket krahasim i pavend.

Erjola: Zgjodhe të mos kaloje momente intime me vajzën.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?