Erion Veliaj uron ​Shpend Ahmetin
dhe Teuta Arifin për rizgjedhjen

27 Nëntor 2017, 15:54| Përditesimi:

  • Share
Kryebashkiaku Veliaj ka uruar Shpend Ahmetin, kryetarin e komunës Prishtinë për fitoren e zgjedhjeve vendore në Kosovë.

Shpend Ahmeti ka marrë rezultate bindëse duke bërë një diferencë me kandidatët e tjerë. Gjatë urimit nuk ka lënë pa harruar edhe homologen Teuta Arifin, kryetaren e bashkisë së Tetovës.

“Urime Shpend Ahmeti dhe Teuta Arifi për rizgjedhjen, një vit pas, koha ta çojmë më tej bashkëpunimin”, tha Erion Veliaj.

Një vit më para Veliaj propozoj krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në rajon “Unionin e Bashkive Shqiptare.” Bashkia e Tiranës, Komuna e Prishtinës, e Tetovës, e Ulqinit dhe ajo e Preshevës mbajtën në Tiranë takimin të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare të Rajonit, me sa duket bashkëpunimi do jetë edhe më aktiv në vazhdim.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?