Erion Braçe: Një pyetje për z. Ceferin me rastin e vizitës së tij në Tiranë

3 Shkurt 2022, 10:42| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 10:52

  • Share

Presidenti i UEFA-s Ceferin ka mbërritur në Tiranë! Mediat e pularisë thonë se ka ardhur për Armand Dukën! Kështu?! Kam një pyetje për zotin Ceferin, një zyrtar serioz në hapësirën evropiane:

A di, a njeh një president federate në çdo vend të Evropës që i shet vetes se tij të drejtat televizive të garave që zhvillon ai vete në futboll? Ju vete, a keni ndonjë biznes drejtpërdrejt dhe a keni shitur të drejtat e garave që UEFA organizon tek biznesi juaj? Armand duka e ka bërë këtë!

Një vendim i autoritetit të konkurrencës-një institucion kushtetues, i pavarur e funksional në këtë vend, referuar vendimeve të komisionit evropian dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ka konsideruar veprimtarinë e federatës si veprimtari ekonomike dhe që duhet t'i nënshtrohet rregullave të konkurrencës e transparencës;

Ka zbuluar se Armand Duka në cilësinë e presidentit të federatës dhe zotëruesit të të drejtës televizive të Superligës e Kupës së Shqipërisë, ka tregtuar këto të drejta bashkërisht e për një afat të gjatë, ekskluzivisht-sicc nuk lejohet në hapësirën evropiane (rasti i Premier League, rasti Bundeslige, rasti Uefa Champions League), kompanisë ku është pronar, është aksioner me 9.23% të aksioneve, ku ka interesa e merr nga fitimi i krijuar!

Ku ndodh kjo zoti Ceferin? Ku?

Gazeta tema dje e sot po publikon video të një mbledhje në biznesin e tij, digitalb ku armand duka duket jo vetëm pronar por edhe vendimmarrës në atë biznes, aty ku ka shitur të drejtat televizive të FSHF, garave që organizon vetë!

Ku ndodh kjo?

Unë nuk e di çfarë Edi Rama do i thotë zotit Ceferin, por cfarëdo të jetë, askush, askush nuk e mbron dot Armand Dukën nga ky skandal marramendës!

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rinor Bregu: 04/02/2022 11:09

    Po ky Erjon B... cka qe meret me sortin , ky regulloj politiken dhe i ngeli sporti. Ka 30 vjete deputet , parazit dhe pse nuk jep dorheqen po vazhdon .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?