Deputeti i PS, Erion Braçe

Erion Braçe: Godina ku po zihen 'PD'-të është e vjedhur në vitin 2013! Nesër do kacafyten por s’do ta gëzojnë selinë blu

7 Janar 2022, 20:50| Përditesimi: 7 Janar 2022, 20:57

  • Share

Deputeti i PS, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.

Deputeti i PS shkruan se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha i cili asokohe ishte kryetar bashkie, i grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një pronë, që sot e quajnë ‘shtëpia e të gjithë demokratëve’.

“Pasi bënë vendimet dhe morën godinën, u kthyhen pas të merrnin miratimin e komandantit të Ushtrisë, duke e bërë grabitjen më të dukshme. Për këtë pronë të grabitur po kacafyten dhe nesër do të përleshen me njëri-tjetrin. Fati është i përcaktuar prej 2013-ës. Gjëja e vjedhur nuk gëzohet.”-shkruan Braçe.


Postimi i deputetit të PS, Erion Braçe

Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda.

Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 08/01/2022 08:49

    Respekte per Ju ,zoti Brace.I thoni gjerat cope,pa paragjykime.Por e keqja eshte se nuk te degjon njeri.Zeri yt mbetet vetem ze opozitar brenda grupit te partise tuaj,ne mungese te opozites.Per ceshtjen e nderteses se SHQUP .Eshte serioze.Eshte shperdorim i mirefillte i postit zyrtar ne proceduren e ndjekur.Eshte konflikt i paster interesi,ndertesa i eshte dhene "vehtes",pra funksionaret zyrtare te PD ,perfshi dhe ish presidentin Nishanlliu,ia kaluar pronesie partise se tyre,pra vetvehte.Ajo ndertesa duhet te kthehet ne destinacion pra ne pronesi te Ministria e se mbrojtjes,ku te kene akses edhe organizata e ish ushtarakeve ne rezerve dhe pension.Por duhet te hetohet nga prokuroria per ato faje qe theksoj me siper

    Përgjigju
  • Tirona1920: 08/01/2022 00:50

    Se ktu liria mendimit ësht me kusht.Braçja e di mirë që aty ësht bo plani me kohë për KULLA dhe sja ka hallin pronës së ushtrrisë por pronës së OLIGARKISË. Nëse Braçes i qa shpirti për pronën tja kthej pronarve si godinën e SHQUPI ashtu edhe tokat që Baç MUJAJ i Gener2 po zapto në gjith TIRONËN

    Përgjigju
  • Eva: 07/01/2022 22:09

    Strumbullari i gjithe konfliktit eshte kush do ta trashegoje territorit e Shqupit, ku mund te ngrihen disa kulla, plus seli e re e PD. Projetki xhamise ka qene me disa kulla ngjitur apo jo.

    Përgjigju
  • 11111: 07/01/2022 21:58

    Ju socjalistet flini shpejt gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?