Edriksen duke dhënë mesazhin e tij

Sport

Eriksen gjen përsëri buzëqeshjen: Faleminderit për mbështetjen, tanimë bëj tifo për çunat e kombëtares daneze

15 Qershor 2021, 09:47| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 09:52

  • Share

Më e keqja duket se ka kaluar tani për Christian Eriksen. Tre ditë pas problemit të zemrës që rrezikoi t’i kushtonte jetën, mesfushori danez u tregua i qeshur nga shtrati i spitalit ku është i shtruar dhe donte të linte një mesazh përmes rrjeteve sociale fansave dhe shokëve të ekipit të tij kombëtar, Danimarkës.

"Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Unë jam mirë duke marrë parasysh rrethanat. Ende duhet t'i nënshtrohem testeve në spital, por ndihem mirë. Tani dua të mbështes djemtë e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë danezët", ishin fjalët e Eriksen.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?