Ergisa 5-vjeçare kalon me sukses operacionin e ndërlikuar, babai mesazh të rrallë për ekipin e mjekëve shqiptarë e të huaj

15 Shkurt 2020, 17:52| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 19:01

  • Share

TIRANË - Ergisa e vogël ia ka dalë me sukses. 5-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni shumë të ndërklikuar në Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" me bashkëpunimin e mjekëve shqiptarë dhe atyre të ardhur nga Franca. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka vizituar në spital të voglën, ku thotë se falë metodave bashkëkohore në QSUT, operacioni u krye me sukses, pa dashur ta çojnë Ergisën jashtë vendit.

"Ergisa ka dalë për mrekulli nga operacioni shumë i ndërlikuar, që është kryer me metoda bashkëkohore në QSUT nga dr. Dritan Alushani dhe mjekët e ardhur nga Franca dhe Austria, pa patur nevojë që 5-vjeçarja të dërgohej jashtë vendit!

Mjekët thonë se Ergisa është në gjendje të mirë, pas ndërhyrjes delikate në gjoks, me metodēn e avancuar të thoroskopisë. Shërbim të shpejtë Ergisa. Krenare për mjekët", shkruan Manastirliu në një postim në Facebook ku ka ndarë edhe të fotot e Ergisës pas operacionit së bashku me ekipin e mjekëve. 

Falenderime ndaj mjekëve ka ndarë edhe babai i Ergisës. "Ju falenderojmë nga zemra që ma shpëtuat vajzën. Suksese të mëtejshme doktor Tanit dhe mjekëve të tjerë", shkruan ai në një koment.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donald: 15/02/2020 22:54

    O Dritan drite u befshe. Eh Po dardha nen dardhe. Tano Te duam shume. Je né radhe Te pare njeri I mrekullueshem. Se ashtu I ke dhe prinderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?