Nga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe, ERE miraton fashat e reja

15 Prill, 14:36| Përditesimi: 15 Prill, 16:04

  • Share

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1 maj të këtij viti. Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

ERE thotë se miratimi i këtyre fashave është i justifikuar, pasi nuk mundet që një furrë që është kthyer në pastiçeri apo bar kafe të blej energjinë me çmimin prej 7.6 lekësh.

Nëse këtij aktiviteti i bashkëlidhet një aktivitet duhet të merret parasysh dhe nuk mund të vendosen në kushte të barabarta, kur ka brenda një aktivitet që e ka ndryshe tarifën”, tha anëtari i bordit të ERE.

Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra. Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat orë energji.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?