Turqia ka shfaqur "fuqinë e saj diplomatike" gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të shtunën Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
"Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit, si dhe shkëmbimet e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turqisë", tha ai në Forumin Politika dhe Paradigmat e Reja në Stamboll.
Ai shtoi se Turqia ka luajtur rolin e një force balancuese që nga fillimi i luftës në shkurt, falë marrëdhënieve tona me presidentët rus dhe ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së.
Ankaraja dhe Erdogan ishin përsëri në ballë të përpjekjeve ndërmjetësuese këtë javë, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit e nënshkruar nga Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina në Stamboll në korrik.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja më 29 tetor, duke akuzuar Ukrainën për sulmin e flotës së saj detare të vendosur në Detin e Zi.
Turqia dhe OKB-ja arritën të bindin Moskën të rivlerësojë vendimin, duke shënuar fundin e një përplasjeje të tensionuar që kërcënoi të përkeqësonte krizën globale të ushqimit .
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani e pranon: Kemi furnizuar Rusinë me dronë! Zelensky: Gënjeshtër, ne rrëzojmë çdo ditë dronë iranianë
S.S/ReportTv.al