Erdogan: Turqia është një vend mesdhetar, ne nuk jemi mysafirë por pronarë

28 Shtator 2020, 16:53| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 16:55

  • Share

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë”

Kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë një konference, duke shtuar se “çdo lëvizje dhe çdo hap i ndërmarrë në Mesdhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe të drejtat e interesat e vendit”.

Presidenti Erdogan në fjalën e tij u shpreh sërish është për paqe në rajon dhe theksoi se Turqia është pro paqes.

“Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë deri tani. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe turqit qipriotë”.

Erdogan fajësoi sërish Bashkimin Europian, duke thënë se ata nuk arritën të përfitonin nga mundësitë e diplomacisë dhe iu nënshtrua totalisht shtetit grek dhe atij qipriot.

Duke folur për përshkallëzimin ushtarak në orët e fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, presidenti turk theksoi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga territoret e Azerbajxhanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?