Recep Tayyip Erdogan

Erdogan: SHBA dhe Britania po e kthejnë Detin e Kuq në një det të mbushur me gjak

12 Janar, 13:00
  • Share

Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Houthis në Jemen nuk kanë qenë proporcionale, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk pretendoi se të dy vendet po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një “det gjaku”, raportojnë mediat e huaja.

Ai shprehu gjithashtu mendimin se Izraeli do të dënohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku Afrika e Jugut ka apeluar kundër tij, duke e akuzuar atë për “akte që përbëjnë gjenocid” kundër palestinezëve në Gaza.

"Unë besoj se Izraeli do të shpallet fajtor", tha Erdogan.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?