Recep Tayyip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis

Erdogan reagon pas normalizimit së marrëdhënieve me Mitsotakis: Vizitë e suksesshme në Athinë, hapëm faqe të re

8 Dhjetor 2023, 14:45| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 14:46

  • Share

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Athinë, pas gjashtë vitesh marrëdhëniesh të “ftohta”.

Pas takimit me Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë me gazetarët turq në avionin e kthimit për në Ankara, presidenti turk foli për perspektivat e bashkëpunimit me Greqinë në sektorin energjetik.

Erdogan përmendi po ashtu Mbrojtjen teksa theksoi se dëshiron që në Egje të mos ketë më “luftime qensh”. Kurse, sa i përket situatës në lindjen e mesme, lideri turk tha se do të donte ta shihte homologun e tij në anën e Palestinës, raportojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre të trazuara.

Ka qenë vizita zyrtare e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Athinë që ka vulosur rikthimin e qetësisë, përmes një deklarate të përbashkët me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia angazhohen, në kontekstin e kësaj deklarate, “të përmbahen nga çdo deklaratë, nismë apo veprim që mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e tyre”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?