Erdogan ‘ndez’ zjarr me Izraelin, Netanyahu si Hitleri, vrau 20 mijë njerëz! I përgjigjet kryeministri izraelit: Hesht! Ke kryer gjenocid ndaj kurdëve

28 Dhjetor 2023, 17:12| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 17:19

  • Share

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ndezi një zjarr të ri në marrëdhëniet me Izraelin, duke e krahasuar kryeministrin Benjamin Netanjahu me Hitlerin.

Mes retorikës nxitëse, Erdogan theksoi se Turqia do të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që përballen me persekutim për pikëpamjet e tyre mbi luftën në Gaza, duke shtuar se vendet perëndimore që mbështesin Izraelin janë bashkëfajtorë në  krimet e luftës.

“Ata flasin keq për Hitlerin, por sa ndryshojnë nga Hitleri? A është ajo që po bën Netanyahu më pak se ajo që bëri Hitleri? Jo, nuk është kështu. Ai është më i pasur se Hitleri, merr mbështetje nga Perëndimi. Dhe çfarë bënë ata me gjithë atë mbështetje? Vranë më shumë se 20,000 njerëz”- tha Erdogan.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kundërpërgjigj se Erdoğan po kryen gjenocid ndaj kurdëve dhe po burgos gazetarët, ndaj ai është personi i fundit që mund të bëjë një predikim moral për të tjerët.

Turqia që mbështet një zgjidhje me 2 shtete për konfliktin izraelito-palestinez, kritikon ofensivën ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gaza, e quan Izraelin një "shtet terrorist" dhe thotë se liderët e tij duhet të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare.

Ankaraja pohon se tregtia me Izraelin ka rënë ndjeshëm që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas nisi një bastisje ndërkufitare që vrau 1200 njerëz, duke e shtyrë Izraelin të nisë një luftë kundër tij. Ndryshe nga aleatët e saj perëndimorë dhe disa vende arabe, Turqia nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 28/12/2023 17:30

    Izraeli me zi se hitleri fiks fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?