Medalja e arit që dha Turqia

Erdogan nderon me medalje vendet që ishin pranë Turqisë pas tërmetit, ministri i Mbrojtjes të Kosovës: Meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit

26 Prill 2023, 09:20| Përditesimi: 26 Prill 2023, 09:24

  • Share

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nderuar me medalje presidenciale të gjitha vendet mike që iu gjenden pranë sapo ra tërmeti tragjik i 6 shkurtit. Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Mes vendeve që morën medalje ishte edhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes Arben Mehaj shkroi në Facebook se u vlerësuan për kontributin e pakursyer.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Mehaj.

Tërmetet që goditën Turqinë në shkurt të këtij viti lanë të vdekur mbi 50 mijë persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?