Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vazhduar me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Greqisë, këtë herë duke specifikuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas mediave greke, Erdogan ka kërcënuar kryeministrin grek, duke i thënë këtij të fundit se nuk duhet të bënte gabime ndryshe do të kishte kundërpërgjigjie nga ‘turqit e çmendur’.
“Shiko Mitsotakis, ti po flet aty-këtu. Mbaj parasysh se turqit e çmendur do të vijnë nëse përpiqeni të bëni një gabim"- citohet të jetë shprehur presidenti turk.
Mes të tjerash ai ka vijuar thirrjet ndaj grekëve duke kërkuar çmilitarizimin e ishujve të cilët sipas tij janë armatosur kundër Turqisë. Deklarata e Erdogan vjen pasi Mitsotakis deklaroi gjatë forumit ekonomik në Davas, se pavarësisht se Greqia po bën përpjekje për dialog, është Turqia ajo që përpiqet të krijojë tensione.
B.V/ReportTv.al“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, por në tre vitet e fundit kemi përjetuar shumë tensione dhe jo vetëm për Kastellorizon”. “Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë”- u shpreh Mitsotakis.