Recep Tayyip Erdogan

Erdogan mbërrin sot në Hungari, pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy vendeve

18 Dhjetor 2023, 13:28
  • Share

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të mbërrijë sot (18 Dhjetor) në Hungari për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Hungarisë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit hungarez Viktor Orban. Erdogan dhe Orban do të bashkëkryesojnë takimin e gjashtë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.

Liderët do të flasin edhe për çështjet aktuale rajonale dhe globale. Sipas burimeve diplomatike, gjatë vizitës së Erdogan, të dyja palët pritet të të rrisin partneritetin strategjik mes dy vendeve në nivelin e partneritetit strategjik të zgjeruar, raportojnë mediat turke.

Vizita ka në fokus bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë, industrisë së mbrojtjes, kulturës dhe energjisë.

Erdogan dhe Orban pritet të nënshkruajnë 16 marrëveshje. Qëllimi i Turqisë është të rrisë tregtinë dypalëshe në 6 miliardë dollarë nga 3.3 miliardë që është sot.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të Erdogan në Budapest është parashikuar të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së vitit kulturor Turqi-Hungari, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?