Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani shtrenjtë nëse vazhdoni kështu

5 Shkurt 2023, 21:20| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 21:22

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se vendet perëndimore do të paguajnë për mbylljen e përkohshme të konsullatës së tyre në Stamboll javën e kaluar pasi policia turke pas arrestimit të 15 xhihadistëve të dyshuar siguroi se nuk ka asnjë kërcënim serioz për të huajt në vend.

Ankaraja thirri mbasadaorët e nëntë vendeve të enjten e kaluar për të shprehur pakënaqësinë e saj për mbylljen e përkohshme të konsullatave. Zyrtarët turq thanë të nesërmen se ato vende perëndimore ku përfshihen SHBA dhe Gjermania nuk kishin ndarë informacionet e nevojshme që kishin ku mbështesnin pretendimet e tyre për një kërcënim të sigurisë.

“Do ta paguani shtrenjtë nëse vazhdoni kështu”-tha Erdogan në një takim me të rinjtë turq.

Përveç mbylljes së konsullatave, shumë vende perëndimore paralajmëruan qytetarët e tyre për rrezikun e sulmeve ndaj misioneve diplomatike dhe objekteve jomuslimane të kultit në Turqi, pas një sërë protestash në Evropë, në të cilat protestuesit e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin, librin e shenjtë të muslimanëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?