Erdogan kërcënon sërish: Greqisë do i japim përgjigjen që meriton

14 Tetor 2020, 15:26| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 15:29

  • Share

Presidenti i Turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme ka paralajmëruar dhe kërcënuar Greqinë se do i japë përgjigjen që meriton sa i përket situatës në Mesdheun Lindor.

Ne do të dijmë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që s’do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor.” –  u shpreh presidenti turk. 

Anija Turke Oruç Reis u rikthye për fushatën e saj të hidrokarbureve  në Mesdheun Lindor. Retorika e Erdogan ndryshon dita ditës ndërsa perëndimi mbështet Greqinë por BE  pavarësisht paralajmërimeve të shumta nuk ka ndërmarrë sanksione për Turqinë. Ditën e djeshme Erdogan theksonte se Turqia ka qëllime të mira, por sot deklaron se nuk ka në plan të sakrifikojë të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?