Erdogan

Erdogan: Jemi në pritje të vendimit të Kongresit Amerikan për avionët F-16

26 Janar, 14:53| Përditesimi: 26 Janar, 14:55

  • Share

Turqia është në pritje të vendimit të Kongresit Amerikan për blerjen e avionëve luftarakë F-16 , thuhet në deklaratën e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili pranoi se ka pasur një premtim nga pala amerikane.

Konkretisht, pas faljes së namazit në një xhami në Stamboll, presidenti turk deklaroi se “Parlamenti ynë, pas premtimit që na u dha, votoi, falë Zotit, me shumicë dërrmuese”.

“Më erdhi ditën e djeshme (ligji për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO), e firmosa dhe u botua në fletoren e qeverisë në mbrëmje", tha Erdogan.

Një ditë më parë, Biden dërgoi një urdhër me shkrim, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Kongres duke shprehur kërkesën e tij të vazhdojmë procedurat sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne jemi duke pritur", tha Erdogan

Ai gjithashtu vuri në dukje se si Kanadaja ashtu edhe Suedia kanë deklaruar se ky hap ishte shumë pozitiv për sa i përket qëndrimit të Turqisë dhe është një burim force për NATO-n.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?