Recep Tayyip Erdogan

Erdogan i kujton SHBA-së përgjegjësinë historike për të ndaluar sulmet izraelite në Gaza

20 Dhjetor 2023, 17:15| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 17:17

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një intervistë për gazetarët, tha se gjatë një takimi me Presidentin e amerikan, Joe Biden, i kujtoi se SHBA-të kanë për përgjegjësi historike për të ndaluar sulmet e Izraelit në Gaza.

“Gjatë një takimi me (Presidentin amerikan Joe) Biden, i kujtova SHBA-së përgjegjësinë e saj historike. Si mund të bërtasë bota më fort për nevojën për të ndaluar Izraelin”, u tha Erdogan gazetarëve të martën në bordin e avionit të tij teksa kthehej ditën e djeshme (19 Dhjetor) nga Hungaria.

Erdogan deklaroi se përgjegjësia e SHBA-së është të bindë Izraelin të braktisë këtë brutalitet, për të ndaluar këtë masakër në Gaza, raportojnë mediat e huaja. 

"Për javë të tëra, njerëzimi ka thënë "mjaft" si në OKB ashtu edhe në sheshet e vendeve. Kjo protestë bëri jehonë para Shtëpisë së Bardhë dhe madje edhe në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara tani duhet të ndalojnë së bërë vesh shurdh ndaj këtyre thirrjeve. Izraeli nuk po godet vetëm palestinezët dhe Gazën; po godet njerëzimin. Historia do të gjykojë dhe dënojë ata që heshtin. Fatkeqësisht, drejtësia nuk do të arrihet vetëm përmes qetësisë në Gaza”, tha Erdogan.

Erdogan tha se të drejtët janë palestinezët të cilët gjatë viteve janë përballur me pushtimin e vendit të tyre, kanë dëshmuar sekuestrimin e shtëpive të tyre nga terroristët dhe kanë përballuar koston për vite të tëra për të mbrojtur tokën e tyre.

Ai shtoi se është koha për t'ua përcjellë këtë atyre që kanë pushuar së dëgjuari palestinezët dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndëshkimin e fajtorëve.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 26/12/2023 18:07

    Or zoteri Erdogani a nuk e kupton akoma ose nuk deshiron ta kuptosh se SHBA i dha driten jeshile Izraelit per ta filluar kete lufte ne gaza por kjo nuk eshte lufte por nji spastrim etnike qellimi eshte se lufta dote vazhdoj derisa te zhduket Palestinezi i fundit ,por Gaza nuk dote jete e fundit lufta dote zgherohet ne rajone te tjera dhe ndoshta edhe tek ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?