Erdogan do mbajë fjalim ‘virtualisht’ për samitin që do mbahet në Tiranë për Ukrainën! Rama: Folëm edhe për dialogun Kosovë-Serbi

20 Shkurt, 18:56| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:12

  • Share

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të mbajë fjalën e tij nëpërmjet një lidhje direkte për samitin që do të mbahet në 28 shkurt në Tiranë për Ukrainën.

Teksa theksoi se kishte biseduar me Erdogan edhe për zhvillimet në rajon të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama zbuloi se presidenti turke e kishte të pamundur të ishte i pranishëm fizikisht në samit.

“Si gjithmonë e kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dëshirën e tij që progresi e paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë edhe opinionet për konfliktin në Ukrainë, e kam informuar që në ditët e ardhshme në Tiranë së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhje direkte nga zyra e tij duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht.”- u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona! Rrisim në 2 mld dollarë bashkëpunimin tregtar


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?