Erdogan anulon takimet, përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore

4 Tetor 2023, 15:45| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 15:47

  • Share

Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjitha takimet e planifikuara për shkak të problemeve shëndetësore, sipas një njoftimi nga presidenca.

Gjatë ditës së sotme presidenti turk kishte planifikuar të fliste para Grupit Parlamentar të partisë së tij, raporton gazeteduvar.

Nesër ai kishte planifikuar të shkonte në Granada për takimin e Komunitetit Politik Europian, ku Turqia do të merrte pjesë së bashku me rreth 45 vende.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?