Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre

22 Shtator 2023, 12:29| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 17:55

  • Share

Kreu i shtetit turk Erdogan ka deklaruar në median “Haberturk” se ngjyra në Asamblenë e Përgjithshme të OKB se ngjyra e vendosura atje ngjajnë me ato të LGBT-së. Ai tha se nuk ndjehej aspak rehat, por sipas Kombeve të Bashkuara ngjyrat simbolizojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan tha të enjten se nuk ndjehej rehat me ato që ai i përshkroi si "ngjyra LGBT" në Kombet e Bashkuara, që është zbukuruar këtë javë me ngjyra të ndezura që promovojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

"Një nga çështjet që më shqetëson më shumë janë ngjyrat LGBT në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sa LGBT ka në botë tani? Sado të drejtë të jenë në këto hapa, ata kundër LGBT-së kanë po aq të drejtë gjithashtu”, tha Erdogan.

Megjithatë, disa diplomatë të OKB-së sugjeruan se Erdogan mund të ketë ngatërruar 17 ngjyrat e ndryshme që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe dekorimin e pjesëve të selisë së OKB-së, me ngjyrat e krenarisë së ylberit të lidhura me të drejtat LGBTQ.

Ndërsa Guterres ka qenë një mbështetës i zëshëm i të drejtave LGBTQ dhe ka deklaruar nuk ka ngjyra të krenarisë së ylberit në selinë e OKB-së që promovojnë të drejtat LGBTQ.

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara nga liderët botërorë në vitin 2015 me një afat kohor deri në vitin 2030, janë një listë globale që synon zhdukjen e urisë, të varfërisë ekstreme, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë, dhe promovimin e barazisë gjinore.

Homoseksualiteti nuk është një krim në Turqi, por armiqësia ndaj tij është e përhapur dhe goditjet e policisë ndaj paradave të Krenarisë janë bërë më të ashpra gjatë viteve të fundit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?