Fatos Klosi

‘Erdhën për t’u stërvitur por u arrestuan sapo hynë në Kosovë’, Fatos Klosi: Si i shiti Berisha ushtarët shqiptarë tek serbët

24 Maj 2023, 19:57| Përditesimi: 24 Maj 2023, 19:59

  • Share

Një dokument i shërbimit sekret amerikan CIA  tregon se Sali Berisha nuk donte pavarësinë e Kosovës.

Në dokument nënvizohet se në prag fushate Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për çështjet etnike duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur kundërshtarët socialistë.

Ish drejtuesi i SHIK, Fatos Klosi në një intervistë për ABC News, tha se nuk habitet pasi qëndrimi i CIA-s ndaj Berishës dihej që gjatë kohës së luftës.

Ai përmendi edhe një rast që sipas tij Berisha, asokohe president, kishte shitur tek serbët disa shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur për t’u stërvitur në vendin tonë.

“Qëndrimin e CIA-s e kemi ditur që gjatë luftës. Kishte qindra informacione për aktivitetin e tij. Ideja që Berisha ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës është e vjetër

Ka filluar që me shkeljen e embargos me Jugosllavinë. E ka përdorur si argument për Kosovën gjoja për të çuar naftë për të ngrohur Kosovën.

E dyta që ne na ka bërë përshtypje dhe amerikanëve ka qenë opinioni i përbashkët në kohën kur Berisha ishte president. Erdhi një grup luftarakësh kosovarë për luftë kundër Serbisë, nuk ishte krijuar akoma UÇK, erdhën dhe bënë stërvitje dhe fatkeqësisht familjeve të tyre, pjesa më e madhe e tyre, u arrestuan sapo u futën në Kosovë.

"Ishte koha që u bë një stërvitje e tyre që gjoja po ndihmoheshin dhe u mor vesh se kush ishin këta njerëz. Sigurisht që u shitën.”, tha Klosi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?