Foto ilustruese

Erdhën nga Britania ku është shfaqur varianti i ri i COVID dhe shkelën karantinën 14 ditore, 6 të gjobitur me nga 700 mijë lekë

5 Janar 2021, 13:38| Përditesimi: 5 Janar 2021, 14:01

  • Share

TIRANË- Prej periudhës 1-6 janar, 6 qytetarë të papërgjegjshëm, nuk kanë respektuar karantinimin 14 ditor, edhe pse po vinin nga Britania e Madhe, për pasojë janë ndëshkuar. Ato janë gjobitur me gjobë 700 mijë lekë secili, pasi janë konstatuar nga uniformat blu në rrugë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se qytetarët erdhën nga Britania e Madhe dhe nisur nga fakti se atje është shfaqur një version i ri i COVID, u është njoftuar venbdimi për t'u karantinuar, por këta qytetarë nuk e kanë respektuar.

Emrat e tyre dhe të të gjithëve që vijnë nga "vendet e ndaluara", janë të regjistruar në një regjistër të shërbimeve të Policisë Kufitare për t'i njoftuar më pas Komisariatet të cilët bëjnë kontrollet në terren për zbatimin e karantinës. Policia u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm", njofton Policia.

Kujtojmë që më 24 dhjetor Shqipëria mori vendimin për të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19 dhe do të jetë në fuqi të paktën deri më 6 janar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 05/01/2021 17:46

    lajm idiot, nqs ata kane vendosur te lene shqiperine para mbarimit te karantines 14 ditore, eshte e drejta e tyre. Levizja nga shtepite e tyre deri tek aeroporti eshte diskrecioni i tyre. Nqs ata jane shtetas te UK, skane ctju bejne larot ne aeroportin e Rinasit. Pak a shume ajo qe ndodhi ne zvicer ne resortin e skive. dhe sa per gjobat ta mbajne me shkume se per ti mbledhur kane idiotet shqiptare. sa jane duke mbledhur mijrat e gjobave qe po u vene njerezve ne ruge.

    Përgjigju
    • Vjola: 05/01/2021 18:53

      Ju lumte , mos i lejoni lapangjozet qe nuk zbatojne rregullat dhe marin ne qafe nje dynja te tere.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?