Afganë në Shëngjin

Kronikë

S'ishin në listën për t'u shpëtuar, por mashtruan duke ardhur 2 ditë më parë në Shqipëri me dokumente false dhe u çuan në Shëngjin, në pranga 2 afganë

27 Tetor 2021, 13:50| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 14:28

  • Share

2 afganë, 23 dhe 27 vjeç, të cilët janë akomoduar në Shëngjin, janë vënë në pranga. Ata nuk ishin në listën e personave për tu strehuar në Shqipëri dhe kishin arritur të vinin në vendin tone përmes dokumenteve të falsifikuara. Në këtë mënyrë kanë kaluar 2 ditë më parë në pikat kufitare dhe janë zbuluar kur kanë ardhur për tu akomoduar në Shëngjin.

"Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e  falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K.

Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.

Kujtojmë se mbi 400 afganë u vendosën në Shëngjin në fillim të muajit shtator pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA për të ofruar siguri për afganët që lanë vendin e tyre nga kërcënimi i talebanëve.

Në total, në Shqipëri kanë mbërritur rreth 1000 afganë të cilët janë strehuar në hotelet në qytetet bregdetare. Ato do të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar me destinacionin e fundit SHBA, e ndërsa vetë kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se nëse ndonjëri prej tyre dëshiron që të qëndrojë përgjithnjë, është krejtësisht i lirë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët dhe një gjë e tillë është vlerësuar maksimalisht nga ndërkombëtarët. Strehimi i tyre në kampe është mohuar kategorikisht si mundësi, kjo për shkak të kohës së gjatë që do të qëndrojnë në Shqipëri. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eva: 27/10/2021 18:22

    Edhe eshte vetem fillimi, prisni sa te ambientohen edhe ketu do i lexojme bemat e tyre…

    Përgjigju
  • Ada: 27/10/2021 14:56

    Keta jane shkecetaret berthamore qe ftoi Rama, antishqiptari me i madh pas Esat Pashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?