Era shkul pishat në Krastë, rrezik për makinat në rrugë

4 Mars 2023, 16:02| Përditesimi: 4 Mars 2023, 16:08

  • Share

Masivi me pishë të zezë në Krastë të Krujës ka pësuar dëmtime. Shkak është bërë mosha e tyre dhe fenomenet natyore si era e fortë. Report TV sjell pamjet e drurëve të rrëzuar në dy anët e rrugës nacionale Krujë-Fushë Krujë.

Shumë prej këtyre pishave janë tharë, ndërsa një pjesë janë shkulur e rrëzuar, duke rrezikuar jo pak jetën e përdoruesve të rrugës.

“Kemi evidentuar 80 pisha të shkulura. Ato përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës në aksin nacional Fushë Krujë- Krujë”.- u shpreh Abdulla Hasanaj, inxhinier.

Janë rreth 80 pisha të dëmtuara gjate muajve te fundit dhe shkak për këtë sipas inxhinierit te pyjeve Abdulla Hasanaj është mosha, pasi janë mbjellë 5 dekada më parë.

“Fenomeni i prerjes dhe shkuljes së drunjve nga shpejtësia e erës mund ndodhin aksidente. Janë pisha të vjetra 40 vjeçare”.- tha Hasanaj.

Prej vitesh masivi me pisha në Krujë, sipërfaqja e të cilit shkon deri në 60 hektarë po e humbet identitetin pasi nuk mirëmbahet dhe nuk mbillen fidanë të rinj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?