Pamje nga renia e fasadës

Shkëputet nga era e fortë suvaja e shkollës 9-vjeçare 'Papa Kristo Negovani' në Ersekë! Ishte rikonstruktuar në 2018 dhe kushtoi mbi 68 mln lekë

2 Maj 2023, 14:44| Përditesimi: 2 Maj 2023, 18:05

  • Share

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkëputur një pjesë të fasadës në shkollën 9-vjeçare të Ersekës.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se janë shkëputur materialet termoizoluese në shkollën 9- vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ dhe fatmirësisht s'ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar. Pjesa e suvatimit është shkëputur nga ana ku nuk përdorej për kalim nga nxënësit. Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018 sipas burimeve nga DRAP.

Megjithëse kompania ‘Kthella Shpk’ e cila ka fituar tenderin për të kryer rokonstruksionin e godinës ka shpenzuar mbi 68 milionë lekë, duket se punimet nuk kanë qenë cilësore. Pritet që ditën e nesërme të fillojë dhe riparimi i fasadës së prishur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armandilio: 03/05/2023 10:37

    "Gzohuni" qe nuk ka ra shkolla,pa per suvane "eshte fondi rezerve" dhe hienat do t'a marrin persiper t'a rregullojne sa hap e mbyll syte,sigurisht ne vend te çimentos do t'i hedhin "sheqer" qe te ngjise dhe mos te shqitet më deri sa te fillojne shirat..hahahaha..

    Përgjigju
  • Iris: 03/05/2023 00:19

    Nga lageshtira dhe mundet,por te bjere suvaja nga era e forte,hera e pare qe e degjoj!! Meqe qenkan materiale termoizoluese,a nuk duhet te ishin ne pjesen e brendeshme te nderteses?!Ketu ku jetoj une,termoizolimi behet nga brenda,jo jashte,ne Shqiperi e bekan ne menyre te kundert!

    Përgjigju
  • Turi: 02/05/2023 14:51

    Ricostruzionet e ketyre maskarenjve qe nuk mban asnje pergjegjesi te ky shtet i kalbur , sado sistem i poshter ishte komunizmi por kur hidhje firmen te fuste hurin ai miku jo si tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?