Pema e rrëzuar dhe punonjësit e bashkisë që punojnë për ta ringritur

Era e fortë rrëzon pemën e Vitit të Ri në Kolonjë

6 Dhjetor 2020, 19:03| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 19:13

  • Share

KOLONJË - Era e fortë që ka përfshirë vendin tonë ka rrëzuar pemën e Vitit të Ri në Kolonjë pasditen e sotme.

Pema është rrëzuar në sheshin e këtij qyteti pikërisht në datën simbol të vendosjes së saj, 6 dhjetor.

Pasi u rrëzua, punonjësit e bashkisë së Kolonjës po punojnë për ringritjen e saj si dhe përforëcimin në mënyrë që të mos ketë përsëritje.

Pema u vendos vetëm pak ditë më parë, ku kryetari i Bashkisë Erion Isai ndezi dritat për të krijuar kështu një atmosferë festive.

Pema e rrëzuar dhe punonjësit e bashkisë që punojnë për ta ringritur
 


Lajmi kryesor:

Festat e fundvitit po afrojnë, Fieri, Durrësi, Korça e Belshi ndezin dritat pemës së Vitit të Ri! Era e fortë rrëzon pemën në Kolonjë


E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjynah: 06/12/2020 19:43

    Nuk ja paska ngulur mire vidat kryetari karagjoz rilindas i bashkise. Fyerje e madhe eshte ne fakt qe nuk ngeli me kuç e me maç pa u bere kryetar bashkie, dhe e them me bindje te plote qe fajin e ka lyrzim basha qe ja la autostrade mafiozit tjeter ne pushtet Nderkombetaret tallin trapin me ne, ate brume keni thone ne krye qe ju drejton ate udheheqje meritoni, ta gezoni o popull idjot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?