Era e fortë në Durrës, rrëzohet statuja e Rodonit te shëtitorja 'Taulantia' (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 15:01| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:20

  • Share

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë detin e Adriatik dhe qytetin e Durrësit. Që prej pasdites së djeshme një stuhi detare ka shkaktuar probleme kryesisht në det.

Era fryn nga jugu me shpejtësi 20 deri 25 m/s ndërsa forca në det të hapur arrin deri në 8 ballë. Disa prej fenerëve ndriçues që i tregojnë anijeve rrugën kanë ardhur në breg për shkak të detit të trazuar.

Ndërkohë për shkak të motit të keq është rrëzuar edhe statuja e perëndisë Rodon. Statuja e Rodonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire. Fatmirësisht në Durrës gjendet autori i veprës Ilirjan Xhixha. Ai po merret vetë me riparimin e veprës. Statuja e Rodonit është shkëputur nga piedestali dhe po riparohet në një ofiçinë në Shkozet të Durrësit për t'u rivendosur përsëri aty ku e ka vendin.

Porti detar dje pasdite njoftoi pezullimin e lundrimeve për 48 orë. Tragetet anuluan lundrimet në të dyja anët e Adriatikut. Ndërsa anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat kanë 3 ditë që qëndrojnë në kalatat e portit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 29/12/2020 16:56

    Përgjigju
  • vlado: 29/12/2020 16:20

    kujdes Velieren...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?