Epidemiologu Ilir Alimehmeti zgjidhet anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademia e Shkencave e konsideron epidemiologun Alimehmeti një specialist që jo vetëm ndjek dhe evidenton problemet e pandemisë, por është edhe një raportues i rregullt i informacioneve të reja shkencore në lidhje me COVID-19.
Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.
Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.
Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.
Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË
Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)
Vendosi
Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Akademik Skënder GJINUSHI
Urime doktor. E meriton se je shume i ditur, konfident, i qete dhe i qarte. Te gjithe besoj jane kenaqur me kete lajm. Suksese doktor!
PërgjigjuBravo nje vendim i shkelqyer. Suksese doktorit
PërgjigjuTe lumte. E meriton me te vertete sepse e ke treguar veten. Vetem mos u infekto nga ata demagoge vllai
PërgjigjuDjal flori, i zgjuar dhe shkencetar urime....
Përgjigju