Epidemiologu i Sars: Epidemia e koronavirusit do ta ketë kulmin në fund të shkurtit dhe do të stopohet në prill

12 Shkurt 2020, 11:27| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 12:16

  • Share

Zhong Nanshan, epidemiologu kinez me famë ndërkombëtare, famë të cilën e mori kur kur ishte në pararojë të betejës kundër Sars në vitin 2003, parashikon që epidemia aktuale nga koronavirusi i ri mund të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt dhe do të stopohet në muajin prill.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për 'Reuters' dhe 'Global Times', ku Zhong, tha gjithashtu se ai e bazoi analizën e tij në të dhënat e ditëve të fundit dhe masat e marra nga qeveria kineze.

OBSH ndërkohë ka ngritur dhe ka paralajmëruar se "është koha e duhur" dhe se tani ekzistojnë "dritare mundësish reale për të ndaluar epideminë".

Nga Gjeneva, ku 400 shkencëtarë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar për sëmundjen, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha "Një virus mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terroriste. Bota - tha ai, duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një".

Dhe ndërsa bota pret me padurim vaksinën, e cila sipas OBSH mund të jetë gati për 18 muaj, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 45 188 njerëz në të gjithë botën.


Lajmi kryesor:

Shkon në 1115 numri i viktimave nga koronavirusi, dy raste të reja të infektuar në gjermani OBSH: Vaksina gati për 18 muaj


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?