Erion Veliaj

Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale

31 Maj 2023, 12:43| Përditesimi: 31 Maj 2023, 12:46

  • Share

Asnjëherë s’kishte ndodhur (përveç zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita më 2019), që fituesi në garën për kryebashkiak të Tiranës të ketë patur epërsi në të gjitha njësitë administrative të saj. Veliaj e arriti këtë lloj fitore kapilare më 14 maj. Epërsia e tij ndaj Këlliçit prej pothuaj 60 mijë votash më 14 maj ishte e shpërndarë 2/3 (pothuaj 40 mijë) në 11 ish-minibashkitë urbane të Tiranës dhe 1/3 (pothuaj 20 mijë) në ish-komunat rurale të saj.

Në zonën origjinale urbane (në 11 ish-minibashkitë) kishte një korelacion të fortë statistikor mes madhësisë së njësisë administrative dhe epërsisë së Veliajt ndaj Këlliçit. Më thjeshtë, sa më e madhe ishte njësia, aq më e madhe ishte epërsia (shihni tabelën e mëposhtme):

Në zonën rurale (në ish-komunat) kishte gjithashtu një korelacion të fortë statistikor mes madhësisë së njësisë administrative dhe epërsisë së Veliajt ndaj Këlliçit. Më thjeshtë, sa më e madhe ishte njësia, aq më e madhe ishte epërsia (shihni tabelën e mëposhtme):

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luiza: 01/06/2023 11:41

    Këlliçi nuk i meritonte as ato vota që ka marrë ,se nëqoftëse do të konkuronte po themi në ndonjë bashki të vogël në rrethet e vogla,ku më shumë votën e merr personi se sa partia,ai nuk do përmendej fare,aq pak vota do të merrte. Se të themi të drejtën ,vetëm në Tiranë mori aq vota sa mori se nuk votohet personi,se votat janë politike,ku PS do të fitonte me çfardo emri që të kishte nxjerrur. Kështu është votuar në Shkodër për PD gjithmonë,por emri i mirë i Becit dhe përçarja e PD,j’a mundësoi fitoren atij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?